Qays Abu Samra,Said İbicioğlu,Safiye Karabacak
16 Nëntor 2016•Përditësim: 16 Nëntor 2016
NABLUS (AA) – Në përleshjet të cilat shpërthyen në Nablus dhe Ramallah të Bregut Perëndimor palestinez humbi jetën një grua ndërsa u plagosën pesë persona të tjerë, raporton Anadolu Agency (AA).
Guvernatori i Nablusit, Ekrem er-Recub konfirmoi se persona të armatosur kanë shtënë mbi godinën në të cilën është e vendosur zyra e tij dhe se gjatë të shtënave mes forcave të sigurisë dhe personave të panjohur ka humbur jetën një grua.
Ndërkohë në Ramallah ka ndodhur një përleshje mes palestinezëve dhe ushtarëve izraelitë gjatë të cilave kanë mbetur të plagosur dy palestinezë.
Siç raportohet gjatë përleshjeve janë arrestuar dy persona.
Sipas të dhënave të punënonjësve mjekësorë në Ramallah, ushtria izraelite ka shtënë me plumba gome në drejtim të dy palestinezëve të cilëve u është ofruar ndihma mjekësore në vendngjarje.