Mustafa M. M. Haboush,Halime Afra Aksoy
20 Dhjetor 2023•Përditësim: 21 Dhjetor 2023
Ushtria izraelite njoftoi se një tjetër oficer i saj u vra në Rripin e Gazës, ku po kryen sulme që nga 7 tetori, transmeton Anadolu.
Në kanalin shtetëror televiziv të Izraelit, KAN është publikuar një deklaratë e ushtrisë izraelite për këtë çështje.
Në deklaratë thuhet se oficeri Lior Sivan (32) është vrarë në jug të Gazës.
Numri i ushtarëve të vrarë që nga 7 tetori, kur ushtria izraelite nisi sulmin e saj në Rripin e Gazës, është rritur në 465, ku 133 prej tyre në përleshjet në Gaza.