Ekip
26 prill 2022•Përditësim: 27 prill 2022
Rreth 15.000 ushtarë rusë janë vrarë që kur Rusia pushtoi Ukrainën pak më shumë se dy muaj më parë, tha sekretari britanik i Mbrojtjes Ben Wallace, raporton Anadolu Agency (AA).
Duke folur në parlamentin britanik, Wallace paralajmëroi mbështetje të mëtejshme të vendit të tij për Ukrainën.
“Ofensiva që supozohej të zgjaste më së shumti një javë tani po zgjat me javë të tëra”, tha Wallace.
Siç tha ai, presidenti rus Vladimir Putin "nuk duhet të lejohet të triumfojë".
"Vlerësimi ynë është se rreth 15.000 ushtarë rusë u vranë gjatë ofensivës së tyre. Përveç numrit të të vdekurve, ka edhe humbje të pajisjeve, ndërsa burime të shumta thonë se më shumë se 2.000 automjete të blinduara janë shkatërruar ose kapur deri më sot", tha Wallace.
Ai theksoi se ndër pajisjet e shkatërruara ka të paktën 530 tanke.
“Rusia ka humbur gjithashtu më shumë se 60 helikopterë dhe avionë luftarakë”, tha Wallace.
Ai theksoi se Rusia deri më tani nuk ka arritur të arrijë pothuajse të gjitha synimet e saj.
Ai vuri në dukje se automjetet që Britania i dërgon forcave ukrainase do të japin "aftësi të përmirësuara kundërajrore me rreze të shkurtër si ditën, ashtu edhe natën".