Ömer Faruk Yıldız
16 Shkurt 2023•Përditësim: 17 Shkurt 2023
Warner Bros. Discovery, një kompani lider globale e mediave dhe argëtimit ka dhuruar një milion dollarë amerikanë për viktimat e tërmetit në Türkiye dhe Siri, transmeton Anadolu.
"Pas kësaj ngjarjeje të dhimbshme që përjetuam, ne kemi ndryshuar transmetimet tona TLC dhe DMAX për të marrë lajmet më të fundit nga zona e fatkeqësisë dhe t'i ndajmë me ju", shkroi Warner Bros në rrjetin social Instagram.
Më tej u tha se donacioni prej një milion dollarësh është paguar për organizatat humanitare vendore dhe globale.
Dy tërmete shkatërruese me magnitudë 7.7 dhe 7.6 ballë sipas shkallës së Rihterit goditën pjesët jugore të Türkiye-s më 6 shkurt, epiqendra e të cilave u regjistrua në Kahramanmaraş.
Numri i personave që humbën jetën nga tërmetet në Türkiye është rritur në 36.187 ndërsa në Siri në 3.688.