Gamze Türkoğlu Oğuz
28 Mars 2018•Përditësim: 28 Mars 2018
NAPITO (AA) – Me fitoren në zgjedhjet e drejtpërdrejta presidenciale Win Myint është zgjedhur presidenti i ri në Mianmar, raporton Anadolu Agency (AA).
Javën e kaluar për shkak të problemeve shëndetësore dha dorëheqje presidenti Htin Kyav, i cili ishte zyrtari i parë civil në këtë post pas më shumë se pesë dekadash qeverisje ushtarake në Mianmar ndërsa Parlmenti i këtij vendi sot në mëngjes zgjodhi trashëgimtarin e tij.
Në garën zgjedhore kanë marrë pjesë tre kandidatë ku Win Myint fitoi me 403 vota të deputetëve ndërsa i nominuari ushtarak Myint Swe fitoi 211 vota. Nënpresidenti i deritanishëm Henry Van Tio fitoi gjithsej 18 vota.
Presidenti i ri i Mianmarit është 66 vjeçari Win Myint, i cili ushtroi postin e kryetarit të Parlamentit. Si ish i burgosur nga epoka e diktaturës ushtarake, Myint është nja nga bashkëpunëtorët më të afërt të "de facto" shefes së shtetit, ndërsa zyrtarisht ministre e Jashtme dhe Presidencës së Mianmarit, Aung San Suu Kyi.