Şenhan Bolelli
20 Shtator 2017•Përditësim: 20 Shtator 2017
MADRID (AA) - Në operacionin e nisur nga xhandarmëria spanjolle kundër tentativës për referendumin për pavarësi në Katalonjë, njoftohet se janë kryer bastisje ndaj 9 institucioneve zyrtare të qeverisë autonome të Katalonjës dhe se deri tani janë ndaluar 12 persona, raporton Anadolu Agency (AA).
Në lajmet e shtypit kombëtar të cilat janë bazuar në burimet e xhandarmërisë, theksohet se operacioni është në vazhdim dhe se në mesin e të ndaluarve ndodhet edhe Josep Maria Jove Llado, sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Ekonomisë në qeverinë autonome të Katalonjës.
Në operacionet e kryera për të mbledhur prova në kuadër të hetimeve në lidhje e referendumin i cili pavarësisht se është shpallur i jashtëligjshëm kërkohet të mbahet më 1 tetor, theksohet se ekipet e xhandarmërisë kanë kryer kontrolle edhe në shtëpitë dhe zyrat e disa parlamentarëve separatistë në qytetet e tjera të Katalonjës.
Ndërkohë bëhet e ditur se kreu i qeverisë autonome të Katalonjës, Carles Puigdemont, ka mbledhur në mënyrë urgjente kabinetin e tij.