Islam Uddin
15 Shkurt 2023•Përditësim: 15 Shkurt 2023
Një tërmet me magnitudë 6.1 ballë goditi pjesën veriperëndimore të Paraparaumu-s, një qytet në jugperëndim të Ishullit Verior të Zelandës së Re, transmeton Anadolu.
Tërmeti u regjistrua në orën 19:38 sipas kohës lokale rreth 50 kilometra në veriperëndim të Paraparaumu-s në një thellësi prej 57 kilometrash, raportoi Radio Zelanda e Re duke cituar GeoNet Zelanda e Re.
Lëkundjet e forta përhapën frikën mes njerëzve, tha ai.
Deri më tani nuk është raportuar për dëme.