Riyaz Ul Khaliq
18 Dhjetor 2020•Përditësim: 18 Dhjetor 2020
Zelanda e Re radhitet në majën e një studimi global rreth përgjigjes së qeverisë së saj ndaj koronavirusit të ri (COVID-19) ndërsa SHBA ishte krejtësisht në fund, transmeton Anadolu Agency (AA).
Brand Finance, i cili bëri studimin në kuadër të Indeksit Global të Energjisë së Butë, të enjten deklaroi se 75 mijë të anketuar nga opinioni i gjerë dhe 750 nga audienca të specializuara nga 105 vende u pyetën për menaxhimin e COVID-19 nga qeveritë e tyre përkatëse.
Pyetja e sondazhit për të anketuarit ishte në lidhje me përpjekjet e qeverive të tyre për stimulimin e ekonomive vendore, për mbrojtjen e shëndetit, mirëqenien e publikut, për bashkëpunim në skenën ndërkombëtare dhe sigurimin e ndihmës.
"Zelanda e Re është vlerësuar nga publiku i gjerë si vendi që menaxhoi më së miri pandeminë, me një rezultat neto prej plus 43 për qind", thuhet në deklaratë.
Rezultati neto është ndryshimi midis përgjigjeve "menaxhim i mirë" dhe "menaxhim i keq" gjatë tre faktorëve.
Sipas sondazhit, kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern kishte përparësinë e "qartësisë së komunikimit" në menaxhimin e krizës.
Por, SHBA u rendit në fund në mesin e 105 vendeve të botës.
Washingtoni doli me minus 16 për qind, sipas sondazhit, duke shtuar se: "Sigurisht që ka diferencë se sa fort SHBA performoi në matjet e tjera në studimin e Indeksit Global të Energjisë së Butë të vitit të kaluar 2020".
SHBA ka numrin më të lartë të vdekjeve dhe rasteve të lidhura me COVID-19 në të gjithë botën.
David Haigh, drejtori i përgjithshëm i Brand Finance tha se: "Kontrasti i ashpër midis perceptimeve të publikut se si Zelanda e Re dhe SHBA trajtuan pandeminë, pasqyron vizionet e kundërta të dy kombeve për botën, të udhëhequra nga liderë pothuajse diametralisht të kundërt".
"Nga njëra anë, kemi politikat e hapura, liberale dhe të dhembshura të Ardern kundrejt qasjes shpesh luftarake, proteksioniste dhe izoluese të presidentit Donald Trump", thuhet më tej.
Vendet e tjera perëndimore, përfshirë Francën (plus 15 për qind), Mbretëria e Bashkuar (plus 14 për qind), Spanja (plus 4 për qind) dhe Italia (minus 1 për qind), kanë treguar dobësi gjatë pandemisë dhe "dështimet e tyre nuk kanë kaluar pa u vënë re nga të anketuarit e opinionit të gjerë", thuhet në sondazh.
"Mbretëria e Bashkuar, në veçanti, ka luftuar për të diskutuar pasojat e vazhdueshme nga pandemia, përfshirë pasojat nga tkurrja më e madhe ekonomike e regjistruar minus 20.4 për qind në prill të këtij viti, duke e lënë kombin në një gjendje trazire", tha studimi.