Erbil Başay
24 Shtator 2017•Përditësim: 24 Shtator 2017
BERLIN (AA) – Në zgjedhjet e përgjithshme në Gjermani, në kryeqytetin Berlin votoi kandidatja për kancelare, Angela Merkel, raporton Anadolu Agency (AA).
Kryetarja e përgjithshme e Unionit Kristian-Demokrat (CDU) Angela Merkel votoi në qendrën e votimit në Universitetin Humboldt së bashku me bashkëshortin e saj Joachim Sauer.
Pas votimit të saj Merkel u largua nga vendvotimi pa dhënë deklarata për media.
Ndërkaq edhe presidenti i Gjermanisë Frank-Walter Steinmeier votoi në një shkollë fillore në qarkun Zehlendorf të Berlinit.
Ndërkaq kandidati për kancelar dhe kryetari i partisë Social Demokrate, Martin Schulz sot në orët e paraditës ka votuar në qytetin Würselen të landit Rhine-Westphalia veriore.
Në Gjermani ku janë të regjistruar 61.5 milionë votues, vendvotimet do të mbyllen në ora 19.00 sipas kohës lokale.