Safvan Allahverdi
04 Nëntor 2020•Përditësim: 05 Nëntor 2020
Kandidati presidencial në SHBA, Joe Biden, fitoi shtetin e Wisconsin-it dhe dhjetë votat e tij të delegatëve, njoftoi Associated Press, transmeton Anadolu Agency (AA).
Biden e çoi totalin e votave të Kolegjit Zgjedhor në 248, pasi mori 49,6 për qind të votave në këtë shtet.
Kjo fitore i dha atij një shtet tjetër në të cilin në vitin 2016 kishte fituar presidenti Donald Trump.
Biden ka marrë 1.630.396 kundrejt 1.609.879 votave të Trump-it, një diferencë prej më shumë se 20.000 votash.
Më herët, ekipi i fushatës së Trump-it tha se do të kërkojnë rinumërim në Wisconsin, duke cituar "raporte për parregullsi" në disa qarqe.
"Ka pasur raporte për parregullsi në disa qarqe të Wisconsin-it të cilat ngrenë dyshime serioze në lidhje me vlefshmërinë e rezultateve. Presidenti është brenda pragut për të kërkuar një rinumërim dhe ne do ta bëjmë menjëherë”, tha menaxheri i fushatës së Trump-it, Bill Stepien.
Stepien nuk specifikoi se për çfarë parregullsi bëhet fjalë.