Ikrame Imane Kouachi
09 shtator 2026•Përditësim: 09 shtator 2026
Një zjarr në një anije në Katar u vu sot nën kontroll, pa të lënduar, njoftoi Ministria e Brendshme, ndërsa tensionet mes Iranit dhe SHBA-së vazhdojnë të përshkallëzohen në të gjithë rajonin e Gjirit, transmeton Anadolu.
Ministria tha se ekipet e mbrojtjes civile iu përgjigjën zjarrit në portin Al Wakrah dhe e vunë atë nën kontroll.
Nuk u dhanë menjëherë detaje të tjera për shkakun e zjarrit, llojin e anijes së përfshirë apo përmasat e dëmeve të mundshme.
Incidenti ndodhi mes tensioneve të shtuara mes Iranit dhe SHBA-së lidhur me Ngushticën e Hormuzit, pavarësisht nënshkrimit të një memorandumi në qershor, i cili parashikonte marrëveshje për rihapjen e rrugës ujore strategjike si paraprijëse e një marrëveshjeje më të gjerë paqeje.