Elena Teslova
28 Prill 2026•Përditësim: 28 Prill 2026
Shtatë persona humbën jetën ndërsa 12 të tjerë u plagosën në një zjarr në Moskë, thanë sot zyrtarët rusë, transmeton Anadolu.
Zjarri shpërtheu në veri të kryeqytetit pranë stacionit të metrosë së aeroportit në një ndërtesë banimi shumëkatëshe në ndërtim e sipër, tha Ministria e Situatave të Emergjencave në një deklaratë.
Sipas informacioneve paraprake, zjarri u shkaktua nga një qark i shkurtër në një panel elektrik në një dhomë të shërbimeve në katin e tretë.
Zjarrfikësit shuan flakët në një sipërfaqe prej 1.400 metrash katrorë. Ekipet e shpëtimit evakuuan 31 persona nga ndërtesa. Operacionet e kërkim-shpëtimit janë duke vazhduar.