Gamze Türkoğlu Oğuz
14 Nëntor 2018•Përditësim: 14 Nëntor 2018
NEW YORK (AA) - Shteti federal amerikan i Kalifornisë përballet me tre zjarre të mëdha pyjore që përfshinë tërë qytetin në të cilin numri i të vdekurve është rritur në 50 persona, raporton Anadolu Agency (AA).
Zyrtarët lokalë njoftuan se mbetjet mortore të gjashtë personave tjerë të djegur janë gjetur në rajonin e përfshirë nga zjarri.
Më shumë se 200 persona edhe më tej llogariten si të zhdukur në zjarret më vdekjeprurëse në historinë e Kalifornisë.
Qytetet më të prekura janë Paradise dhe Malibu, ndërsa 5.600 zjarrfikës edhe më tej luftojnë kundër stuhisë së zjarrtë.
Së paku 9.200 objekte plotësisht janë djegur gjatë zjarrit.
Gjatë zjarrit në Malibu janë djegur vilat e personaliteteve të famshme të botës së filmit dhe muzikës, siç janë Gerard Butler, Miley Cyrus, Scott Baio, Guillermo del Toro, Kim Kardashian. Alyssa Milano dhe Rainn Wilson.