Yusuf Özcan
16 Prill 2019•Përditësim: 16 Prill 2019
Pas një beteje me stuhinë e zjarrit e cila zgjati për 8 orë e gjysmë, zjarrfikësit arritën të shuajnë zjarrin i cili shpërtheu në katedralen mesjetare Norte Dame në qendër të Parisit, raporton Anadolu Agency (AA).
Pas një beteje me stuhinë e zjarrit e cila zgjati për 8 orë e gjysmë, zjarrfikësit arritën të shuajnë zjarrin i cili shpërtheu në katedralen mesjetare Norte Dame në qendër të Parisit. ( Mustafa Yalçın - Anadolu Agency )
Zëdhënësi i brigadës zjarrfikëse Gabriel Plus deklaroi sot në mëngjes se zjarri në katedrale është vënë në kontroll në ora 3:20.
%2F20190416_2_36004887_43599157.jpg)
Zjarri i cili përfshiu simbolin mesjetar të Parisit dhe Francës, shpërtheu dje në orën 18:50 sipas kohës lokale.
Stuhia e zjarrit ka shkatëruar tërësisht kulmin dhe një kullë 93 metra të gjatë pranë katedrales. Në shuarjen e zjarrit morën pjesë mbi 500 zjarrfikës, të cilët pas përpjekjeve të mundimshme arritën të shpëtonin kullën veriore me zile si dhe godinën kryesore të katedrales.
%2F20190416_2_36004887_43599159.jpg)
Imazhet e flakëve të cilat po shkatërronin katedralen në adën e Senës, ndjekeshin nga oipinioni i tronditur në Francë por edhe jashtë saj. Në vetëm pak orë, në Twitter u postuan mbi 1.6 milionë mesazhe solidariteti.
Presidenti francez Emmanuel Macron e quajti zjarrin një tragjedi të madhe, duke thënë se Notre Dame është krenaria e Francës dhe premtoi se ajo do të restaurohet.
Ai tha se do të filloj një fushatë kombëtare për mbledhjen e fondeve për të rikthyer strukturën 850-vjeçare.
Turqia dhe vendet e Ballkanit u bashkuan me pjesën tjetër të botës duke shprehur tronditje mbi zjarrin masiv që përfshiu ikonën historike.
Notre Dame, që do të thotë “Zonja jonë” është një nga pikat më të rëndësishme turistike të Parisit dhe daton që nga viti 1345.