Ekip
26 Shkurt 2016•Përditësim: 27 Shkurt 2016
BERLIN (AA) - Mark Zuckerberg, themeluesi i rrjetit social Facebook, ka thënë se ende ka shumë punë për të bërë për monitorimin dhe parandalimin e gjuhës së urrejtjes në rrjetet sociale në Gjermani, raporton Anadolu Agency (AA).
Duke iu përgjigjur pyetjeve gjatë një ngjarjeje në sallën e qytetit në Berlin, Zuckerberg ndër të tjera ka thënë: "Gjuha e urrejtjes nuk ka vend në Facebook dhe kjo është arsyeja pse ne kemi vendosur kontroll më të mirë dhe heqjen e përmbajtjeve të tilla".
Zyrtarët gjermanë shprehën shqetësimin për shkak se krahu i djathtë dhe grupet e të tjera me anë të Facebook-ut kanë përhapur idetë e tyre. Lidhur me këtë problem Zuckerberg vitin e kaluar zhvilloi një bisedë me kancelaren gjermane Angela Merkel.
"Mendoj se deri në kohët e fundit në Gjermani, nuk kemi bërë një punë mjaft të mirë dhe mendoj se ne duhet të vazhdojmë të punojmë në mënyrë që të jetë më mirë", tha Zuckerberg.
Ai shtoi se Facebook-u në Gjermani tani migrantët i trajton si njerëz "të klasës të mbrojtur".