Turgut Alp Boyraz
26 Prill 2016•Përditësim: 26 Prill 2016
JERUSALEM (AA) - Zëvendësministri i Mbrojtjes së Izraelit Eli Ben-Dahan, i bëri thirrje kryeministrit Benjamin Netanyahu që të aneksojnë Bregun Perëndimor të cilin e mbajnë nën okupim, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas lajmit të radios zyrtare të Izraelit, Ben-Dahan në kuadër të pashkëve hebrenje mbajti një fjalim në xhaminë e profetit Ibrahim, gjysma e së cilës është shndërruar në sinagogë dhe e cila gjendet në qytetin jugor të Bregur Perëndimor, El- Halil. Ben-Dahan tha se, "Këto toka (Bregu Perëndimor) duhet ti shtohen Izraelit dhe kolonët hebrenj në qytet duhen të mbështeten".