Betül Yürük
31 Tetor 2015•Përditësim: 31 Tetor 2015
GJENEVË (AA) - Zvicëra do të blejë shtëpi nga firma suedeze IKEA për të siguruar strehim të përkohshëm për refugjatët, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas një lajmi në mediat zvicrane, kantoni Aargau i cili gjendet në veri të Zvicrës, do të blejë 200 shtëpi IKEA në madhësi prej 17,5 metra katrorë për të siguruar strehim të përkohshëm për refugjatet në rajon.
Në lajm u theksua se në rajon planifikohet që në vitin 2016 të ndërtohen 60 shtëpi IKEA në cilët do të munden të banojnë 300 persona, dhe se më tej numri mundet të rritet.