Aydoğan Kalabalık
08 Qershor 2020•Përditësim: 10 Qershor 2020
Ahmed Al-Mismari, zëdhënësi i Khalifa Haftar, liderit të forcave të armatosura jolegjitime në lindje të Libisë, tha se disa vende i kanë zhgënjyer, duke pretenduar se ushtria e Libisë nuk e ka marrë qytetin Tarhuna si rezultat i dominimit të fuqisë ushtarake dhe armëve, transmeton Anadolu Agency (AA).
Duke folur në kanalin televiziv Hades të Arabisë Saudite, zëdhënësi Mismari tha se "Qeveria e Libisë nuk e mori qytetin Trahuna si rezultat i fuqisë ushtarake dhe të armëve. Ne na zhgënjyen disa vende".
"Këto vende e shikonin veten e tyre si garantues që përparimi do të ndalej në kilometrin 60", tha Mismari duke shtuar se pas kësaj u përllogarit fillimi i negociatave në formatin 5+5.
Ndër të tjera Mismari tha se forcat e Haftarit kanë ndjekur një ndryshim në strategji pas ndërhyrjes së Turqisë në Libi dhe përdorimit të armëve të ndryshme në terren.
- Çfarë ka ndodhur?
Ushtria e Libisë më 25 mars filloi operacionin "Stuhia e Paqes", ndërsa më pas ajo mori nën kontroll bazën ushtarake ajrore Al-Watiya dhe të mërkurën ajo siguroi kontrollin në të gjithë kufijtë administrativë të kryeqytetit Tripoli.
Të premten e kaluar ushtria e Libisë pasi mori kontrollin në qytetin Tarhuna të shtunën filloi një operacion të ri të emëruar "Rrugët e Fitores" për të çliruar nga milicët e Haftarit rajonin Sirte, bazën ajrore Al-Jufra dhe zonat përreth tyre.