Abdulselam Durdak
28 Shkurt 2017•Përditësim: 28 Shkurt 2017
FRANKFURT (AA) – Aeroportet në Gjermani vitin e kaluar kanë realizuar qarkullim rekord prej gjithsej 111.9 milionë pasagjerëve, transmeton Anadolu Agency (AA).
Enti për Statistikë i Gjermanisë (Destatis) njoftoi se aeroportet gjermane vitin e kaluar realizuan rritje të numrit të pasagjerëve për 3.4 përqind në krahasim me vitin 2015 dhe realizuan qarkullim rekord.
Në linjat e jashtme vitin e kaluar nga aeroportet gjermane kanë fluturuar 88.2 milionë pasagjerë, që është për 3.6 përqind më shumë se në krahasim me një vjet më herët, ndërsa në linjat e avionëve brenda Gjermanisë kanë fluturuar 23.7 milionë njerëz, ndërsa edhe kjo është rritje prej 2.8 përqind në krahasim me vitin paraprak.
Më së shumti pasagjerë nga aeroportet gjermane kanë fluturuar në drejtim të Spanjës, ndërsa rritje më e madhe e pasagjerëve vitin e kaluar është realizuar në linjat drejt Tajlandës edhe atë për 26.3 përqind.