AP
28 Tetor 2015•Përditësim: 28 Tetor 2015
STOKHOLM (AA) - Ministri i Brendshëm gjerman Thomas de Maiziere në deklaratën e sotme potencoi se shumica e refugjatëve nga Afganistani të cilët hynë në vend përmes si rezultat i krizës së refugjatëve do të kthehet në vendin e tyre, raporton Anadolu Agency (AA).
"Gjermania dhe vendet tjera perëndimore kanë investuar miliona euro në ndihma për zhvillimin e Afganistanit, përfshirë edhe dërgimin e trupave dhe policisë për të ndihmuar forcat afgane të sigurisë", tha ministri i Brendshëm gjerman.
Sipas tij, qeveria afgane dakordohet me Berlinin se shtetasit e saj duhet të kthehen dhe të ndihmojnë në rindërtimin e vendit.
Afganët në Gjermani, shton De Maiziere, nuk mund të presin që ata të mund të mbeten në këtë vend evropian.
Kur bëhet fjalë për refugjatët që hynë në vend, Gjermania ka zbatuar një plan për të përmirësuar procesin e azilit për ata që ikin nga lufta qytetare, siç është rasti me sirianët.
Nga ana tjetër ky plan përfshin procesin e riatdhesimit të refugjatëve që nuk kanë arsye "bindëse" për të qëndruar në vendin e tyre.