Gülşen Çağatay
29 dhjetor 2015•Përditësim: 29 dhjetor 2015
ARABI SAUDITE (AA) - Njëri nga eksportuesit më të mëdhenj të naftës, Arabia Saudite, ka vendosur të rrisë çmimim e benzinës për 50 deri në 67 përqind ndërsa çmimi i naftës do të rritet për 80 përqind lajmëroi agjencia shtëtërore e lajmeve "Saudi Press", transmeton Anadolu Agency (AA).
Vendimi është marrë nga Këshilli ministror të cilin e kryeson mbreti Salman Bin Abdullaziz Al Saud në mënyrë që të përballet me deficitin e sivjemë rekord të shtetit.
Në mënyrë shtesë, që të amortizojë efektin e çmimeve të ulëta të naftës mbi ekonominë e vendit, Këshilli ka vendosur të rrisë çmimet e energjisë elektrike, ujit dhe gazit natyrorë.
Çmimi i benzinës do të arrijë në 0.75 Riyal (0.19 dollarë) për një litër, ndërsa dizeli do të shitet për 0.45 Riyal për litër.
Çmimet e reja do të hynë në fuqi të martën ndërsa ato për energji elektrike, ujë dhe gaz natyrorë pas janarit.