Tuba Şahin
10 Dhjetor 2019•Përditësim: 11 Dhjetor 2019
Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ka ofruar një kredi prej 17,5 milionë euro për operatorin e portit Tekirdağ në detin Marmara, ka njoftuar banka përmes një kumtese, transmeton Anadolu Agency (AA).
Investimi ka për qëllim të përmirësojë efikasitetin dhe zgjerimin e kapacitetit të portit.
Në njoftim thuhet se Banka Industriale dhe Komerciale e Kinës (ICBC) ofron kredinë e njëjtë.
"Kredia e BERZH-it do të financojë pjesërisht blerjen e të drejtave të funksionimit, modernizimin e portit dhe zgjerimin e kapacitetit të tij, për të cilin ndërmarrja është angazhuar në bazë të marrëveshjes së koncesionit", thuhet në deklaratë.
Porti i Tekirdağ-ut, i vendosur në Turqinë veriperëndimore, merret me ngarkesa të përgjithshme, kontejnerë dhe i shërben prodhimit industrial dhe bujqësor, si dhe tregtisë në rajon.
Ceyport Tekirdağ operon me portin sipas një koncesioni 36-vjeçar të dhënë vitin e kaluar nga autoriteti turk i privatizimit.
Që nga viti 2009, EBRD ka investuar 11,5 miliardë euro në sektorë të ndryshëm të ekonomisë turke. Mbi gjysma e këtij investimi është për të promovuar qëndrueshmërinë dhe përdorimin racional të energjisë.