Övünç Kutlu
28 Tetor 2021•Përditësim: 28 Tetor 2021
Banka Qendrore Evropiane i mbajti të pandryshuara normat bazë të interesit, pavarësisht se inflacioni në Evropë u rrit me ritmin e tij më të shpejtë që nga viti 2008, transmeton Anadolu Agency (AA).
"Norma e interesit për operacionet kryesore të rifinancimit dhe normat e interesit për kredinë margjinale dhe depozitat do të mbeten të pandryshuara respektivisht në 0,00 për qind, 0,25 për qind dhe -0,50 për qind", njoftoi Banka Qendrore Evropiane në një deklaratë.
Nga banka njoftojnë se presin që normat bazë e interesit "të qëndrojnë në nivelet e tyre aktuale ose më të ulëta derisa inflacioni të arrijë në 2 për qind", ndërsa vlerësojnë se inflacioni do të stabilizohet në atë nivel në afat të mesëm.
Banka tha gjithashtu se blerjet e saj neto do të vazhdojnë me një ritëm mujor prej 20 miliardë euro.