Bedrudin Brlyavac
22 Tetor 2015•Përditësim: 22 Tetor 2015
SARAJEVË (AA) - Nëntorin e sivjemë do të vihet në qarkullim një kartmonedhë e vlefshme 20 euro, raporton Anadolu Agency (AA).
Siç theksojnë mediat gjermane, gjenerata e dytë e euros do të jetë më e sigurtë dhe më afatgjate.
Në Bankën Qendrore Evropiane (ECB) vlerësojnë se shenjat e reja të sigurisë do të bëjnë të vështirë falsifikimin. Kartmonedha e re ka dizajn të ri dhe karakteristika të reja të sigurisë për të zvogëluar maksimalisht mundësinë e falsifikimit.
Rekomandohet që para vënies në qarkullim të kësaj kartmonedhe aparatet ATM të rregullohen për pranim të saj në mënyrë që të shmangen problemet në sistemin bankar.
Kartmonedha e kaltërt prej 20 euro ka dimensionet 133 x 72 mm, dhe është punuar në stilit gotik.
Banka Qendrore Evropiane dhe shtetet e Euro-zonës do të bëjnë gradualisht lëshimin e saj në qarkullim.