Ata Ufuk Şeker
19 Janar 2017•Përditësim: 20 Janar 2017
DAVOS (AA) - Zëvendëskryeministri i Turqisë, Mehmet Şimşek, ka deklaruar sot se "për Turqinë BE-ja është 10 herë më e rëndësishme se sa SHBA-ja", raporton Anadolu Agency (AA).
Këto deklarata janë bërë nga Şimşek, gjatë një fjalimi në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës. Ai ka folur në panelin të titulluar “Axhenda e G20: Planifikimi i Rrugës së Re të Rritjes".
Duke vënë në dukje se Turqia ka pranuar më shumë se 3 milionë refugjatë, Şimşek në fjalën e tij ka thënë se vendi është në një gjendje të mirë për sa i përket të ardhurave për frymë dhe tregut vendas.
Edhe pse Turqia ka kaluar nga përvoja traumatike në vitet e fundit, forca e ekonomisë së vendit është e madhe, ka thënë Şimşek dhe më pas ka shtuar se në 14-15 vitet e fundit mesatarja e rritjes së ekonomisë është rreth 6 për qind, ndërsa që nga vitit 2008 përqindja e rritjes ekonomike ka një mesatare prej 5 për qind.
"Turqia po kalon përmes një rruge të vështirë, por kjo nuk do të zgjasë shumë"
Ndërsa duke folur për ekonominë e Turqisë, Şimşek në fjalën e tij tha: "Turqia po kalon përmes një rruge të vështirë, por kjo nuk do të zgjasë shumë. Ekonomia e Turqisë është e ngritur mbi themele të forta dhe ky stabilitet i themeleve nuk ka ndryshuar." Şimşek në vijim duke folur edhe për ekonominë globale tha: "Tregtia dhe globalizimi ishte motori rritjes. Mbroj mendimin se proteksionizmi është i keq për ekonominë globale dhe vendet në zhvillim."
Ndërsa lidhur me tregtinë e Turqisë, Şimşek në fjalën e tij u shpreh: "Për Turqinë, Bashkimi Evropian (BE) është dhjetë herë më i rëndësishëm si partner tregtar sesa SHBA-ja. Turqia 50 për qind të eksportit e kryen drejt vendeve të BE-së, ndërsa vetëm 5 për qind e produkteve turke eksportohen drejt SHBA-së. Në këtë kontekst për ne BE-ja është më e rëndësishme se sa SHBA-ja."