Emre Gürkan Abay
11 Maj 2022•Përditësim: 12 Maj 2022
Shitjet e automjeteve në Rusi u ulën me 78.5 për qind në prill në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe ranë në 33 mijë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Raporti i publikuar nga Shoqata Evropiane e Biznesit (AEB) me seli në Rusi zbuloi tkurrjen në industrinë e automjeteve për shkak të sanksioneve.
Në raport thuhet se shitjet e automjeteve të reja u ulën me 78.5 për qind në 33 mijë ndërsa shitjet e automjeteve të reja të autoprodhuesit rus AvtoVAZ kanë rënë me 78 për qind.
Më tej theksohet se shitjet e automjeteve të markës Volkswagen dhe Toyota janë ulur me 91 për qind.
Shumë kompani botërore të automjeteve njoftuan se pezulluan aktivitetet e tyre në Rusi për shkak të luftës Rusi-Ukrainë.
Ekspertët thonë se problemet logjistike shkaktojnë edhe mungesë të pjesëve të këmbimit në vend dhe kjo situatë krijon presion në rritje për çmimet e automjeteve.