Gökhan Ergöçün
11 Maj 2022•Përditësim: 12 Maj 2022
Shkalla vjetore e inflacionit në SHBA arriti në 8,3 për qind në prill, treguan shifrat zyrtare, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas shifrave, çmimet e energjisë u rritën me 30,3 për qind nga viti në vit në prill, ndërsa çmimet e ushqimeve u rritën me 9,4 për qind.
Muajin e kaluar, shkalla vjetore e inflacionit ishte 8,5 për qind, rritja më e madhe 12-mujore që nga dhjetori i vitit 1981.
Indeksi i çmimeve të konsumit gjithashtu u rrit me 0,3 për qind në muajin prill, pas rritjes me 1,2 për qind në mars.