Şenhan Bolelli
17 Gusht 2016•Përditësim: 18 Gusht 2016
MADRID (AA) – Borxhi i përgjithshëm publik në Spanjë gjatë muajit qershor arriti në 1.107 trilionë euro, që është rekord historik në këtë vend, raporton Anadolu Agency (AA).
Banka Qendrore e Spanjës njoftoi se në qershor të këtij viti, borxhi publik në këtë vend është rritur për 18.549 miliardë euro dhe arriti shumën e përgjithshme prej 1.107.000.000.000 euro.
Në këtë mënyrë borxhi publik në Spanjë u rrit në nivel rekord prej 100.9 për qind krahasuar me Prodhimin e Brendshëm Bruto (PBB). Më herët rekordi i borxhit publik në Spanjë është regjistruar në vitin 1909, kur krahasuar me PBB-në arriti nivelin prej 100.2 për qind.
Nga dhjetori i vitit të kaluar deri në qershor në Spanjë janë mbajtur dy herë zgjedhje parlamentare, ndërsa për shkak të krizës politike ende nuk është formuar Qeveriae re, prandaj në pushtet edhe më tej është kabineti i Partisë Popullore (PP).