Gizem Nisa Çebi Demir
12 shtator 2026•Përditësim: 12 shtator 2026
Turqia do të presë Konferencën e 31-të të Palëve të Konventës Kornizë të OKB-së për Ndryshimet Klimatike (COP31) në Antalya nga 9 deri më 20 nëntor të vitit 2026, ndërsa vendi do të mbajë edhe presidencën e COP-it, transmeton Anadolu
“Zemra e diplomacisë globale për klimën do të rrahë në Turqi. Në përputhje me politikat vizionare mjedisore të ndjekura nën udhëheqjen e presidentit tonë Recep Tayyip Erdogan, Konferenca e 31-të e Palëve të Konventës Kornizë të Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike (COP31) do të mbahet nën presidencën dhe mikpritjen e vendit tonë nga 9 deri më 20 nëntor 2026”, tha Drejtoria e Komunikimeve e Turqisë në rrjetin social amerikan X.
Materialet vizuale që shoqëronin njoftimin e drejtorisë paraqitën qëllimin e konferencës COP31, rolin e Antalyas si qytet mikpritës, agjendën prioritare të samitit dhe rëndësinë e tij për Turqinë.