Tuba Sahin
19 Tetor 2022•Përditësim: 19 Tetor 2022
Norma vjetore e inflacionit të konsumit në Britani të Madhe u rrit në 10.1 për qind në shtator, nga 9.9 për qind në gusht, treguan sot të dhënat zyrtare, transmeton Anadolu Agency (AA).
Inflacioni ka arritur nivelin më të lartë në 40 vitet e fundit për shkak të rritjes së çmimeve të ushqimeve, thuhet në deklaratën e Zyrës së Statistikave Kombëtare (ONS).
Çmimet e ushqimeve dhe pijeve joalkoolike u rritën me 14.5 për qind në bazë vjetore në shtator, duke shkuar në 13.1 për qind në gusht. Ky është ritmi më i madh i rritjes që nga prilli i vitit 1980.
Inflacioni bazë vjetor, duke përjashtuar energjinë, ushqimin, alkoolin dhe duhanin, u rrit në 6.5 për qind në shtator, që ishte niveli më i lartë në histori.
Në baza mujore, indeksi i çmimeve të konsumit në Britani u rrit për 0.5 për qind në shtator.