Ekip
06 Tetor 2016•Përditësim: 06 Tetor 2016
MADRID (AA) – Gjibraltari ka refuzuar synimin e fundit të Spanjës për një sovranitet të përbashkët të shtetit mes Spanjës dhe Britanisë së Madhe, mirëpo si një kërkues këmbëngulës, Madridi zyrtar vazhdon të ushtrojë presionin e tij, raporton Anadolu Agency (AA).
Ushtruesi i detyrës ministër i Jashtëm i Spanjës, Jose Garcia-Margallo, deklaroi për një televizion të vendit se pret që negociatat mes Britanisë së Madhe dhe Spanjës mbi Gjibraltarin të nisin vitin e ardhshëm në pranverë.
“Deri në muajin mars, ata do ta kenë të qartë se bota nuk do të jetë e njëjtë atëherë kur Britania të braktisë Bashkimin Evropian”, tha Margallo gjatë një interviste të publikuar të mërkurën në mbrëmje.
“Tani, na ka ngelur të bindim gjibraltarasit se me Spanjën do ta kenë më mirë”, tha më tej Margallo.