Emre Gürkan Abay
02 Mars 2021•Përditësim: 02 Mars 2021
Çmimet e ushqimeve në Rusi u rritën me 8,2 për qind në janar të vitit 2021 krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, 7,5 herë më shumë se në Bashkimin Evropian (BE), transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas të dhënave nga Instituti Federal i Statistikave Ruse (Rosstat), çmimet e ushqimeve në vend u rritën me 8,2 për qind në janar të vitit 2021 krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Gjatë periudhës në fjalë, çmimet e ushqimeve në BE u rritën me 1,1 për qind, ndërsa çmimet e ushqimeve në Rusi u rritën 7,5 herë më shumë se në BE.
Në vlerësimin e tij të inflacionit në vend në dhjetor 2020, Presidenti rus Vladimir Putin tha se rritja e çmimeve ishte për shkak të dobësimit të rublës dhe kufizimeve të bizneseve si pasojë e pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19).