Bahattin Gönültaş
01 Mars 2021•Përditësim: 01 Mars 2021
Inflacioni vjetor në Gjermani, i cili ishte 1 për qind në janar, në shkurt arriti në 1.3 për qind, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas të dhënave të Zyrës Federale të Statistikave Gjermane (Destatis), inflacioni vjetor në vend i cili ishte 1 për qind në shkurt arriti mbi parashikimet në 1.3 për qind. Pritjet e tregut ishin që inflacioni do të ishte 1.2 për qind në
muajin shkurt.
Inflacioni vjetor ishte nën objektivin e Bankës Qendrore Evropiane (BQE) prej 2 për qind për të gjithë Eurozonën.
Në muajin shkurt çmimet e ushqimeve u rritën me 1.4 për qind në bazë vjetore. Ndërsa inflacioni në vend u rrit me 0.7 për qind në bazë mujore.
Në Gjermani, indeksi i çmimeve të konsumatorit (CPI) në përputhje me BE-në në shkurt u rrit me 0.6 për qind në bazë mujore dhe 1.6 për qind në bazë vjetore.