Zeynep Beyza Kılıç
05 tetor 2016•Përditësim: 05 tetor 2016
ANKARA (AA) – Të dhënat e fundit nga rafineritë amerikane dhe rezervat e papërpunuara të naftës janë shkaktarët kryesor për rritjen e çmimit të naftës të mërkurën, raporton Anadolu Agency (AA).
Çmimi i brendit ndërkombëtar të papërpunuar, Brent u rrit për 1.73 përqind për të arritur në shifrat prej 51.75 dollarë për një fuçi, ndërkohë që nafta e papërpunuar amerikane e tipit WTI u shtrenjtua për 1.70 përqind duke arritur në 49.52 dollarë për fuçi.