Merve Özlem Çakır
29 mars 2018•Përditësim: 29 mars 2018
ANKARA (AA) - Instituti Statistikave të Turqisë (TÜİK), ka njoftuar se ekonomia e Turqisë ka shënuar rritje për 7.4 për qind në vitin 2017, transmeton Anadolu Agency (AA).
Instituti Statistikave të Turqisë (TÜİK) ka shpallur rezultatet e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) të përllogaritura me metodën e prodhimit për vitin 2017. Sipas kësaj, teksa ekonomia e Turqisë ka treguar rritje me 7.4 për qind vitin e kaluar thuhet se rritja në tremujorin e fundit të vitit ka qenë 7.3 për qind.
Sipas metodës së prodhimit, me çmimet aktuale PBB-ja u rrit me 19 për qind në vitin 2017 krahasuar me vitin e kaluar.
Në analizën e aktiviteteve që përbëjnë PBB-në, në vitin 2017, vlera e shtuar e sektorit të bujqësisë u rrit me 4.7 për qind, sektori industrial me 9.2 për qind dhe sektori i ndërtimit me 8.9 për qind.
Gjithashtu vlera e shtuar nga sektori i shërbimeve, i cili përbëhet nga aktivitetet e shërbimeve të tregtisë, transportit, akomodimit dhe ato ushqimore shënuan rrije me 10.7 për qind.
Vlera e PBB-së për kokë banori, me çmimet aktuale në 2017 u llogaritën si 38.660 lira turke (10.597 dollarë). Kjo vlerë, në vitin 2016 ishte përcaktuar si 32.676 lira turke (10.807 dollarë).
Edhe ekonomistët, të cilët morën pjesë në "Aketimin e Pritshmërisë së Rritjes" të AA Finance, kishin parashikuar një normë mesatare rritjeje prej 7.3 për qind deri në fund të vitit 2017.
Normat e rritjes vjetore dhe të tremujoreve të ekonomisë së Turqisë që nga viti 2010, janë si më poshtë:
| Vitet | | Tremujori.1 | Tremujori.2 | Tremujori.3 | Tremujori.4 | Vjetore |
| 2010 | | 7,0 | 8,1 | 8,7 | 9,7 | 8,5 |
| 2011 | | 11,7 | 11,5 | 11,6 | 9,9 | 11,1 |
| 2012 | | 6,8 | 5,0 | 3,6 | 4,2 | 4,8 |
| 2013 | | 8,5 | 9,8 | 8,9 | 6,9 | 8,5 |
| 2014 | | 8,7 | 2,9 | 3,7 | 5,9 | 5,2 |
| 2015 | | 3,6 | 7,2 | 5,8 | 7,5 | 6,1 |
| 2016 | | 4,8 | 4,9 | -0,8 | 4,2 | 3,2 |
| 2017 | | 5,4 | 5,4 | 11,3 | 7,3 | 7,4 |