Tuba Şahin
28 korrik 2017•Përditësim: 29 korrik 2017
ANKARA (AA) - Besimi në ekonominë e Turqisë arriti nivelin më të lartë që nga nëntori i vitit 2013, flasin të dhënat e fundit të publikuara të premten, në të cilat nënvizohet “elasticiteti i ekonomisë pas përpjekjes së grushtit të shtetit të 15 korrikut të vitit të kaluar”, raporton Anadolu Agency (AA).
“Në muajin korrik, indeksi i besimit ekonomik u rrit me 4.5 për qind duke mbërritur në 103.4, nga 98.9 pikë sa kishte në qershor”, thuhet në publikimin e Institutit i Turqisë për Statistika.
TurkStat nënvizon përmirësimin e tregtisë me pakicë, shërbimet dhe indeksin e besimit të konsumatorëve si pikat kryesore që kanë kontribuar në rritjen e besimit.
Ndër të gjitha nën-indekset, indeksi i besimit të tregtisë me pakicë është rritur më së shumti me 6.6 për qind duke arritur në gjithsej 107.3 pikë.
Besimi në shërbimet pati një rritje prej 5 përqind, krahasuar me muajin e kaluar, duke arritur në 103.7 pikë.
Edhe indeksi i besimit të konsumatorit ka shënuar një rritje me 1.9 për qind, duke mbëritur në 71.3 pikë, ndërkohë që indeksi i besimit të sektorit real dhe të ndërtimit, kanë shënuar një ulje në 107.7 dhe 85.5 pikë, thuhet në njoftimin e TurkStat.
Nën-indekset për sektorin real dhe ndërtimet gjithashtu u ulën, duke shënuar rënie me përkatësisht 1 për qind dhe 1.4 për qind, në të njëjtën periudhë.