Emre Gürkan Abay
29 Korrik 2021•Përditësim: 30 Korrik 2021
Ekonomia ruse është rritur 4.6 për qind në tremujorin e parë të vitit 2021, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në njoftimin nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik të Rusisë thuhet se ekonomia e vendit në qershor është rritur 8.5 për qind ndërsa në tremujorin e dytë 10.1 për qind.
Nga ana tjetër ekonomia ruse në tremujorin e parë është rritur 4.6 për qind, thuhet në njoftim, duke shtuar se shpejtësia e rritjes ka arritur në nivelet para pandemisë.
Ekonomia ruse për shkak të pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19) në vitin 2020 u tkurr me 3.1 për qind.
Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) më 27 korrik njoftoi se ekonomia ruse këtë vit pritet të rritet me 4.4 për qind.