Hakan Ceyhan Aydoğan
01 Tetor 2015•Përditësim: 01 Tetor 2015
MOSKË (AA) - Rusia ka njoftuar se në operacionet ajrore të ndërmarra ditën e sotme ka goditur 4 objektiva që pretendohen se i përkasin organizatës terroriste DAESH, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë të bërë nga ministria e Mbrojtjes ruse theksohet se në operacionet ajrore të ndërmarra gjatë mesnatës janë përdorur avionët e tipit Su-24M dhe Su-25.
Në deklaratë theksohet gjithashtu se gjatë operacioneve janë qëlluar qendra drejtuese dhe arsenalit në afërsi të Idlib, një bazë me tre nivele të mbrojtjes në afërsi të Hama si dhe një punishte ku përgatiteshin automjetet shpërthyese në veri të Homsit.
Ndër të tjera theksohet se të gjitha operacionet janë vendosur në komandën e përbashkët të ushtrisë ruse dhe siriane në bazën ajrore Himejmin.
Pas bombardimeve theksohet se për të përcaktuar objektivat e goditura dhe dëmet e shkaktuara janë përdorur mjetet ajrore pa pilot si dhe informacionet janë marrë nga burime të ndryshme për të mbrojtur civilët nga dëmtimet.
Pamjet e operacionit janë publikuar edhe në faqen zyrtare të Ministrisë në Mbrojtjes.
Rusia ditën e djeshme pati njoftuar se kishte goditur 8 objektiva, ku dhe Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Ashton Carter kishte pohuar se Rusia ka të ngjarë të ketë ndërmarrë sulme ajrore në Siri në terrenet ku nuk ndodhen forcat e DAESH. Gjithashtu edhe ministri i Mbrojtje i Francës, Jean-Yves Le Drian kishte njoftuar se avionët rusë në Siri nuk kishin qëlluar objektivat e organizatës terroriste DAESH.
Edhe kryetari i Koalicionit Kombëtarë të Forcave Opozitare dhe Revolucionare të Sirisë (SMDK), Halid Hoxha kishte deklaruar se: "SMDK dënon në mënyrën më të ashpër sulmin e Rusisë kundrejt popullit sirian që shkaktoi me humbjen e jetëve të 36 civilëve".