Tuba Şahin
28 Shkurt 2018•Përditësim: 28 Shkurt 2018
ANKARA (AA) - Eksportet e Turqisë në muajin janar kanë arritur vlerë prej 12,5 miliardë dollarësh, që paraqet rritje prej 10,7 për qind krahasuar me të njëjtin muaj në vitin 2017, njoftoi Instituti Turk i Statistikave (TurkStat), transmeton Anadolu Agency (AA).
Gjatë kësaj periudhe, importet turke janë rritur për 38 për qind në mbi 21,5 miliardë dollarë, sipas të dhënave të përkohshme nga TurkStat dhe nga Ministria e Doganave dhe Tregtisë.
Të dhënat zyrtare treguan se përqindja e importeve të mbuluara nga eksportet në janar ishte 57,9.