Leyla Ataman Koyuncuoğlu
22 Shkurt 2018•Përditësim: 22 Shkurt 2018
ANTALIA (AA) - Në raportin e Barometrit Turistik Botëror të Organizatës Turistike Botërore të Kombeve të Bashkuara (UNWTO) thuhet se në vitin 2017 numri i turistëve të huaj në nivel global arriti në 1.3 miliardë, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas raportit të UNWTO-së, në vitin 2017 numri i turistëve të huaj është rritur për 6.7 për qind në krahasim me vitin paraprak, duke arritur 1 miliard e 322 milionë njerëz. Këto shifra paraqesin vlerën më të madhe nga viti 2010.
Shikuar sipas kontinenteve, në krahasim me vitin paraprak, rritja turistike globale ishte 8 për qind në Evropë dhe Afrikë, 6 për qind në Azi dhe Paqësor, 5 për qind në Lindjen e Mesme dhe 3 për qind në SHBA.
Evropën e kanë vizituar 671 milionë turistë, 324 milionë Azinë dhe Paqësorin, 207 milionë Amerikën, 62 milionë Afrikën dhe 58 milionë turistë e kanë vizituar Lindjen e Mesme.
Parashihet se përqindja e pasagjerëve ndërkombëtarë do të rritet për 4-5 për qind këtë vit.