Emre Gürkan Abay
10 Qershor 2020•Përditësim: 11 Qershor 2020
Bordi Ekzekutiv i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), në kuadër të programit 18 mujor stand-by, do t'i mundësojë Ukrainës mbështetje kreditore prej 5 miliardë dollarëve, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën e bërë nga FMN, thuhet se marrëveshja paraprake me Ukrainën që vendi të përballet me ndikimet e pandemisë së koronavirusi të ri (COVID-19), është miratuar nga bordi ekzekutiv.
Më tej në deklaratë, thuhet se në kuadër të marrëveshjes së miratuar 18 mujore stand-by, Ukrainës do t'i sigurohet kredi prej rreth 5 miliardë dollarëve.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyi, në deklaratën nga Twitter, tha se mbështetjen kreditore prej 2,1 miliardë dollarë në kuadër të marrëveshjes do ta marrin së shpejti. "FMN është një partner i besueshëm për mikun që është në gjendje të vështirë", shkroi ai.
Banka Qendrore e Ukrainës, më parë kishte bërë të ditur se ekonomia e vendit të tkurret për 5 për qind, për shkak të masave të marrë kundër botës së biznesit dhe qytetarëve në kuadër të pandemisë COVID-19.