Aydoğan Kalabalık
11 Gusht 2016•Përditësim: 12 Gusht 2016
KAJRO (AA) - Qeveria e Egjiptit dhe Komisioni i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) kanë arritur marrëveshje në lidhje me kredi prej 12 miliardë dollarësh, raporton Anadolu Agency (AA).
Komisioni i FMN-së të cilët gati dy javë janë duke biseduar me zyrtarë egjiptian në kryeqytetin Kajro, njoftuan se kanë arritur marrëveshje për ti dhënë kredi prej 12 miliardë dollarë këtij vendi.
Kryetari i Bankës Qendrore të Egjiptit, Tarik Amir, në deklaratën e tij theksoi se programin e ri ekonomik të këtij vendi do ta financojë FMN-ja.
Qeveria egjiptiane më parë pati njoftuar se për të mbështetur programin e ri ekonomik kanë nisur bisedimet që të marrin 12 miliardë dollarë kredi brenda 3 vitesh nga FMN-ja.
Një pjesë e ekonomistëve egjiptianë parashikojnë se kredia dhe interesi do të rrisin barrën e borxhit të këtij vendi, ndërsa disa ekspertë të ekonomisë thonë se kredia do të rrisë besimin ndaj ekonomisë së Egjiptit dhe do të inkurajojë investitorin e huaj.