Gülşen Topçu
04 Tetor 2015•Përditësim: 04 Tetor 2015
KAJRO (AA) - Në Egjipt theksohet se janë arrestuar 50 persona, kundërshtarë të grushtit të shtetit me akuzat për "nxitje dhune", raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas një deklaratë të bërë nga Ministri e Punëve të Brendshme të Egjiptit theksohet se 29 persona nga stafi i Organizatës së Vëllazërisë Muslimane (Ihvna) janë arrestuar me akuzat "sulme ndaj pronës private dhe publike”, “pjesëmarrje në aktet e dhunës dhe nxitjen e tyre", ndërsa 21 persona të tjerë janë arrestuar me akuzat "pjesëmarrja në operacionet me objektive forcat e sigurisë dhe ndërtesat zyrtare".
Ndër të tjera theksohet se në lidhje me të arrestuarit ka nisur procesi ligjor dhe se ata i janë dërguar prokurorisë për tu hetuar.
Ushtarët në Egjipt që pas grushtit më 3 korrik 2013 e deri tani arrestojnë kundërshtarët e grushtit të shtetit dhe anëtarët e Ihvan me akuza të ndryshe kryesisht për "nxitje dhune". Ndërsa Ihvanët duke mohuar pretendimet për akuzat në fjalë theksojnë se kundër grushtit ushtarak ata ndjekin një "metodë paqësore".