Nuran Erkul
16 Dhjetor 2016•Përditësim: 17 Dhjetor 2016
MOSKË (AA) - Rritja e çmimeve të naftës do të reflektojë edhe në rritjen e çmimit të gazit natyror, ndërkohë që sinjalet e para flasin se kjo të mund të ndodhë në tremujorin e parë të vitit 2017, deklaroi të premten kreu i Gazpromit, Alexey Miller, raporton Anadolu Agency (AA).
Miller tha se çmimi i gazit natyror të eksportuar nga Gazpromi në Evropë, në tremujorin e parë të vitit të ardhshëm do të jetë më i lartë krahasuar me atë të vitit 2016.
"Çmimi i gazit natyror në tregun (për dorëzim të menjëhershëm të lëndës) ishte më i lartë nga çmimi i gazit përmes kontratës. Bashkë me rritjen e çmimit të naftës ka filluar një trend i rritjes edhe të çmimit të gazit natyror”, tha Miller.
Ai sqaroi se vendimi i fundit i OPEC-ut për të reduktuar prodhimin e naftës së papërpunuar do të ndikojë edhe në çmimet e gazit natyror.
Më 30 nëntor Organizata e Vendeve që Eksportojnë Naftë (OPEC) arriti marrëveshje për uljen e prodhimit të naftës në 1.2 milionë fuçi në ditë.
Pas vendimit të tillë, dy markat ndërkombëtare të naftës së papërpunuar, Brent dhe West Texas Intermediate (WTI) raportuan të hyra shtesë për mbi tetë për qind.