Betül Yürük
21 Dhjetor 2016•Përditësim: 21 Dhjetor 2016
NEW YORK (AA) - Në një shpërthim të ndodhur në një dyqan fishekzjarrësh në kryeqytetin e Meksikës, Mexico City, kanë humbur jetën të paktën 26 persona dhe janë plagosur 70 të tjerë, raporton Anadolu Agency (AA).
Policia federale e Meksikës ka njoftuar se ka ndodhur një shpërthim në dyqanin e fishekzjarrëve që ndodhet në rajonin San Pablito, në një largësi 32 km nga qendra e qytetit.
Policia ka njoftuar se sipas të dhënave paraprake kanë humbur jetën 26 persona dhe janë plagosur 70 të tjerë.
Autoritetet kanë bërë të ditur se si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar edhe ndërtesat përreth, si dhe kanë shprehur shqetësime se mund të rritet numri i të vdekurve dhe të plagosurve.