Ekip
21 shtator 2022•Përditësim: 22 shtator 2022
Qeveria gjermane ka rënë dakord të nacionalizojë "Uniper"-in, importuesin më të madh të gazit në vend, duke shtrirë ndërhyrjen e shtetit në industri për të parandaluar mungesën e energjisë si pasojë e luftës së Rusisë në Ukrainë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Marrëveshja me "Uniper"-in bazohet në pakon e shpëtimit të dakorduar në korrik dhe përfshin një rritje kapitali prej 8 miliardë eurosh që do të financohet nga qeveria.
Në kuadër të marrëveshjes, qeveria do të marrë shumicën e aksioneve në "Uniper", i cili deri më tani kontrollohej nga "Fortum" i Finlandës.
Humbjet e "Uniper"-it u thelluan pasi Rusia ndërpreu furnizimin me gaz natyror për vendet evropiane që mbështesin Ukrainën.
Çmimet e karburantit të nevojshëm për ngrohjen e shtëpive, prodhimin e energjisë elektrike dhe fabrikat e energjisë elektrike janë rritur, duke shkaktuar frikën e mbylljes së bizneseve, racionimit dhe recesionit me ardhjen e dimrit.