Emre Gürkan Abay
15 Maj 2018•Përditësim: 16 Maj 2018
MOSKË (AA) – Qytetarët e Rusisë edhe në muajin muaj preferojnë Turqinë si destinacion numër një për të kaluar pushimet, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë nga Agjencia Federale Ruse e Turizmit (Rosturizm) thuhet se në periudhën e pushimeve në fillim të majit me rastin e Ditës së Punës dhe Festës së Fitores, qytetarët rusë përsëri kanë preferuar që pushimet t’i kalojnë në Turqi.
Në deklaratë thuhet se në mesin e preferencave për pushime të shtetasve rusë, me 52.3 për qind Turqia është në vendin e parë ndërsa pas saj vijnë Qiproja me 10.7 dhe qendrat turistike në Rusi me 7.2 për qind.
Poashtu bëhet e ditur se numri i turistëve rusë të cilët preferuan Antalya-n në 4 mujorin e parë të këtij viti, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar është rritur me 60 për qind.
Zyrtarët njoftojnë se parashikohet që këtë vit Turqinë ta vizitojnë rreth 6 milionë turistë rusë.