Ekip
16 Dhjetor 2015•Përditësim: 16 Dhjetor 2015
ATHINË (AA) - Parlamenti grek të martën vonë miratoi 13 reforma kyçe ekonomike të kërkuara nga kushtet e marrëveshjes së ndihmës me kreditorët evropianë, raporton Anadolu Agency (AA).
Pakoja e ligjeve përfshinte 13 reforma me qëllim të arritjes të shumës së rradhës prej 1 miliard euro (1.1 miliard dollarë) nga pakoja e shpëtimit.
Pavarësisht debatit të nxehtë që u zhvillua në Parlamentin grek, 153 ligjvënës në parlamentin me 300 ulëse miratuan projekt-ligjin me procedurë të përshpejtuar.
Ky ishte kalimi i dytë i pakos së reformave të shpëtimit gjatë këtij muaji. Pakoja përfshin krijimin e fondit të ri për privatizimet, rregullimin e rregulloreve të reja të pagave të nëpunësve publikë, si dhe më e rëndësishmja, rregullimin e shumës së huave të pa përmbushura të cilat bankat greke mund të shesin në fondet private.
Parlamenti grek ka punuar nën presion ekstrem, dhe nuk pritet që të heqim dorë. Së bashku me pakon e ligjeve të së mërkurës, dy pjesët tjera të legjislacionit janë në përputhje me politikat e brendshme të qeverisë së koalicionit. Të gjitha këto ligje duhet të kalohen para mbylljes së Parlamentit për festat e Krishtlindjeve, më së voni deri në mes të javës së ardhshme.