Ekip
07 Nëntor 2019•Përditësim: 08 Nëntor 2019
Ministria kineze e Tregtisë ka njoftuar se Washingtoni dhe Pekini janë pajtuar t'i japin fund rritjes së tarifave në përputhje me përparimin e bisedimeve të tyre tregtare, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i Ministrisë kineze të Tregtisë, Gao Feng, sot tha se delegacionet "janë pajtuar për heqjen e plotë të rritjes së tarifave varësisht nga përparimi i bisedimeve".
Ai theksoi se nëse të dyja palët arrijnë të pajtohen në fazën e parë të marrëveshjes, në bazë të marrëveshjes në mënyrë proporcionale do të hiqen tarifat tashmë të imponuara.