Övünç Kutlu
30 Shtator 2015•Përditësim: 01 Tetor 2015
ANKARA (AA) - Ministrja e Energjetikës së Bullgarisë, Temenuzhka Petkova gjatë ditës së djeshme njoftoi se gjiganti global energjetik Royal Dutch Shell do të eksplorojë naftë dhe gaz natyror në brigjet e Bullgarisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Petkova tha se vendi i saj gjatë muajit të ardhshëm do të nënshkruajë kontratë me Shell Exploration and Production për të eksploruar naftë dhe gaz në bllokun Silistar, në ujërat territoriale të Bullgarisë në Detin e Zi.
Ministrja e Energjetikës shtoi se kontrata do të hyjë në fuqi pasi të ratifikohet nga qeveria bullgare.
Petkova tha se Shell pritet t’i paguajë Bullgarisë 4.9 milionë euro dhe të investojë 18.6 milionë euro në aktivitetet eksploruese në bllokun gjatë studimeve të tij sizmike të 2-D dhe 3-D.
Bullgaria në përpjekjet për të rritur sigurinë e saj të energjisë dhe për të diversifikuar burimet e saj të energjisë, miratoi eksplorimin e naftës dhe gazit në det gjatë vitit 2012 në bllokun Han Asparuh.